Jabllanoviq nuk jep dorëheqje, thotë se gjithë jetën do ta quaj Kosovën – ‘Kosovo e Metohija’!
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit të partisë.
Ai gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ku prezent ishin edhe 6 deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë ndër të tjera se, personat që kanë nënshkruar dokumentin për largimin e tij kanë qenë të detyruar.
“Nuk do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit te Listes Serbe. Ata persona që kanë nënshkruar dokumentin kurnder meje kanë qenë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai .
Ndërsa Jabllanoviq ka theksuar se termin “Kosovo e Metohija” do ta thotë deri sa të jetë gjallë.
“Kosovës gjithë jetën time do t’i drejtona si “Kosovo e Metohija” sepse kështu jam mësuar prej fëmijërisë. Unë do të vazhdoj në misionin tim për të ndihmuar serbët në Kosovë”, ka thënë kreu i Listës Serbe.
Ndryshe, gazeta “Zëri” dje ka raportuar se deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës pritet që të ndahen në dysh, kjo pas përçarjeve të fundit ndërmjet kryetarit të Listës “Srpska”, Aleksandër Jabllanoviç me zv.kryeministrin e Republikës, Branimir Stojanoviq.
Ndërkohë, mësohet se disa deputetë me në krye me kreun Jabllanoviqin ia kanë parashtruar një kërkesë kryeministrit, Isa Mustafa për shkarkimin e menjëhershëm të Stojanoviçit.
“6 deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës kanë nënshkruar një kërkesë për shkarkimin nga detyra të zv.kryeministrit Stojanoviç”, ka thënë ky burim.
Nga ana tjetër Stojanoviç së bashku me tre deputetë të Kuvendit kanë kërkuar shkarkimin nga të gjitha funksionet të Jabllanoviqit.