Kah po shkon Vetëvendosja pa Albin Kurtin si kryetar të saj?
Shkruan: Nehat Hyseni
Lëvizja Vetëvendosje, lindi nga protestat radikale të të rinjëve anembanë Kosovës, me prijësin e tyre ekstremist, Albin Kurtin.
Radikalizmi dhe ekstremizmi i këtyre të rinjëve, ashtu si i Albin Kurtit dhe disa shokëve të tij, ishte tejet arrogant, madje me shenja të qarta të anarkizmit në Kosovë.
Ata e nuk përtonin që gjatë protestave të shpeshta të tyre, të digjnin çfarë gjenin përpara. Ua venin flakën makinave të UNMIK-ut, rrotulloni makinat e Policisë së Kosovës, madje duke mos prituar as për t’ua vënë flakën disave prej tyre, sulmonin policinë e Kosovës, shkatërronin ndërtesën e Qeverisë, pronën publike e atë private.
Pra, Lëvizja Vetëvendosje, deri para pak vitesh njihej si organizatë ekstremiste.
Por, kyçja e tyre në politikën institucionale, duke marrë phesë në zgjedhjet parlamentare menjëherë pas fuzionimit me FER-in e Shpend Ahmetit dhe Ilir Dedës, të cilët, si të vetëm pësuan fiasko në zgjedhje, duke mos arritur ta kalojnë pragun zgjedhor prej 5%.
Kulmi i suksesit të Vetëvendosjes ishte fitorja e Shpend Ahmetit kryetar komune në vitin 2013. Në raundin e parë Shpendi fitoi pothuajse dyfish më pak vota se Isa Mustafa i LDK-së, por bashkimi i heshtur i të gjitha partive politike në raundin e dytë ia siguroi VV fitoren.
Por, e keqja më e madhe e këtij procesi ishte paaftësia e VV dhe të Albin Kurtit me shokë për t’i lexuar e kuptuar drejtë rezultatet e zgjedhjeve lokale 2013.
Në vend që ta analizonin drejt fitoren e komunës së Prishtinës, si rezultat i mobilizimit të të gjitha partive politike të prira nga PDK, ata u entuziamuan tepër dhe i kaploi euforia.
Albin Kurti filloi të mendoj se kishte ardhur koha e tyre dhe ambiciet e tyre për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, ishin se do të dilnin si parti e parë dhe fitues. Por, ata u radhitën si parti e tretë, duke arritur vetëm 16 deputetë, dmth sa gjysma e PDK-së dhe LDK-së, veç e veç.
Këto zgjedhje ia kthjelluan mendjen e turbulluar nga euforia dhe utopizmi që e mundonte gjatë kohë, si idealist e ëndërrimtar i pandreqshëm që është.
Prandaj, Albin Kurti, në vend se të dorëhiqej si humbës, zgjodhi rrugën më pak të dhimbshme, duke mos u rikandiduar për kryetar të VV, me motivacionin se do kthehej në rrugë, në bazë, sespse aty e ndjente veten “më së miri”.
Pra, Albin Kurti nuk u rizgjodh kryetar i VV, sepse ishte lodhur me humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve. Mos të harrojmë se fitorja e komunës së Prishtinës ishte bërë nga FER-i, kurse VV nuk e fitoi asnjë komunë.
Prandaj, Albin Kurti zgjodhi t’i kthehej rrugës, në mënyrë që të katapultohej në pushtet, duke e realizuar ëndrrën e tij për “Republikën e tretë”, dmth Qeverinë e udhëhequr nga Albini.
Andaj, pritet që nga vjeshta të rishfaqen protestat e opozitës, të prira nga Albin Kurti, si dhe të mbështetura nga Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
Lëvizja Vetëvendosje pa Albin Kurtin kryetar, mendoj se do të dominohet më shumë nga FER-i, duke iu topitur tehu i veprimit të egër dhe arrogant, duke i hapur rrugë gjithënjë e më tepër veprimit më të butë e më të “civilizuar”.