Kartmonedha 100 dinar fsheh një mister: E dini se çfarë është kjo formulë në të?
Çdo ditë jemi në kontakt me kartëmonedhë prej 100 dinarësh por nuk i kushtojmë shumë vëmendje.
Kjo kartëmonedhë thuaj se çdo personit i kalon nëpër duar ku në të gjindet figura e Nikola Teslës.
Por a ju ka shkuar ndonjëher në mend tia ngulni sytë dhe ta pysni vetën se çfarë do të thotë formula e shënuar në të?
Në qendër të kartëmonedhës është ekuacioni për forcën e fushës magnetike: T = Wb / m².
Shkronja T (Tesla) nënkupton një njësi të forcës së fushës magnetike, Wb (Weber) është fluksi i fushës magnetike, ndërsa m² është metër katror.
Këto njësi janë nxjerrë nga ekuacioni B = F/S.
Tesla është një njësi që rrjedh nga forca të fushës magnetike.
Në konferencën e vitit 1960 të mbajtur në paris, kjo njësi u emërua me emrin Nikola Tesla.
Ideja e emërtimit me këtë emër ndodhi kur komiteti teknik i nr.24 për njësitë elektrike dhe magnetike në bashkëpunim me shoqata ndërkombëtare dhe shoqata profesionale të asaj kohe u mblodh në një seancë në vitin 1950 ku komitetit kombëtar të Parisit i dërgoi një letër të shqyrtojë emrin e njësis së induksionit magnetik nga “Weber për metër Katror”, të ia caktojë emrin e ndonjë shkencëtari.
Profesori i fakultetit të inxhinierisë elektrike Pavle Miljaniç dhe Aleksandar Damjanovic propozuan që njësia të quhet “Tesla”.
Ashtu dhe u vendos pas një debati të nxehtë miratuan emrin me 18 vota pro, 1 kundër dhe 11 abstenime.
Pra njësia e re për induksionin magnetik quhej Tesla.
Në këtë konferencë u miratua edhe njësi e forcës të quajtur SI në një Newton.
Nëse dikush ju kërkonë të shkruani ekuacionin për forcën e fushës magnetike thjesht kujtoni shënimin e Teslës që gjindet në kartëmonedhën 100 dinarëshe. Presheva.AL