Sport
Këngëtarë serbë këndojnë para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan Arena do të këndohet edhe në gjuhën serbe.
Mediat serbe raportojnë se është arritur marrëveshje që para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë të këndohen edhe këngë serbisht në Elbasan Arena.
Në fakt, para sfidës do të këndojë rock grupi serb, Bajaga, të cilët kanë kërkuar 30 mijë euro për koncertin në fjalë.
Mbetet të shihet nëse do të realizohen pretendimet e mediave serbe apo do të jenë në vazhdën e thashethemeve të tyre para ballafaqimit të 8 tetorit midis Shqipësisë dhe Serbisë.