Lajme
Kocijançiq: Asociacioni i Luginës nuk është i njëjtë me atë të serbëve të Kosovës
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Bashkësia e komunave shqiptare e formuar në jug të Serbisë nuk është njësoj si edhe Bashkësia e komunave serbe e cila është rezultat i bisedave specifike të cilat janë zhvilluar në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Kur është fjala për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi Kocijançiq ka thënë që nga Beogradi pritet ta zbatojë politikën e mbrojtjes së pakicave.