Sport

Kriza te Volkswagen, sjell rrezik në Bundesligë

Skandali i madh që ka goditur markën e famshme prodhuese të makinave Vlokswagen rrezikon të dëmtoj rënd edhe futbollin, veçanërisht ligën gjermane Bundesliga.
Volkswagen është pronar i klubit të Wolfsburg, që fal parave të mëdha ata kanë ndërtuar një skuadër cilësore. Po ashtu edhe marka e njohur Audi është pjesë e grupit të Volkswagen, dhe është një ndër sponsorët kryesor të Bayern Munchen, ku ka 8.5% të aksioneve.
Gjithashtu Audi ka 20% të aksioneve te klubi i sa po hyr në Bundesligë Ingolstadt. Volkswagen është sponsor kryesor që nga viti 2012 i Kupës Gjermane.
Situata është mjaftë interesante, ku Volkswagen rrezikon një gjobë të frikshme prej shumë miliarda euro, që do të thotë se fondet për sponsorizime mund të ulën, dhe gjithë këtë incident mund ta pësoj futbolli gjerman.
Ka edhe klube tjera jashtë Gjermanisë, që sponsorizohen nga Volkswagen dhe Audi, ku aty bënë pjesë edhe skuadra e njohur Milan.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button