Legalizimi i banesave dhe shtëpive për 135 euro
Për të legalizuar shtëpinë apo banesën, qytetarët që kanë aplikuar për legalizim duhet të paguajnë vetëm një tarifë prej 3000 dinarë, ndërsa për të tjerët legalizimi do të iu kushtoj mbi 100 euro. Strukturat ilegale të ndërtuara pavarësisht se ku janë të vendosura, do të legalizohen me një çmim më të ulët deri në 130 herë, ky është një shans ku për pak do të mund të legalizojnë pronën e tyre do të kenë edhe pronarët të cilët nuk e kanë dorëzuar kërkesën për legalizim.
Sipas Kryeshefit për Urbanziëm pranë komunës së Bujanocit Basri Memeti është në procedur ky ligj i cili është paralajmëruar nga minitrja Zorana Mihajlloviç mirëpo konkrete nuk ka asgjë, në momentin që këto paralajmërime të hyjnw në fuqi do tw ketw edhe informacione konkrete. Është fakt se në bazë të ligjit të ri shtoi Memeti ka lehtësira, ka më pak dokumentacione dhe legalizimi kushton më lirë. Në Swrbi, në total janë 1,476,433 ndërtimeve ilegale, kërkesën për legalizim e kanë paraqitur pronarët e 771,000 apartamenteve dhe shtëpive. Edhe në komunë e Bujanocit ka apsur kërkesa për legalizim afro 2200 kërkesa mirëpo sipas Basri Memeti ky numër është shumëfishuar pasi që bëhet fjalë për kërkesat e vitit 2002, 2006, 2010 dhe 2014. Mirëpo besoj që numri i objekteve pa leje në komunën e Bujanocit ështw shumwfishuar pasi lejet e ndërtimit në Bujanoc jepen në bazë të planit rregullativ gjeneral dhe se më shumë ka kërkesa për marrjen e lejes së ndërtimit krahas kërkesave për legalizlim. Kohëve të fundit është shtuar interesimi i qytetarëve edhe për legalizm pasi që në komunën e Bujancoit kryeshefi i urbanizmit shpejgon se qytetarët kanë shumë probleme me pronësinë andaj për të marrë lejen e ndërtimit ponari së pari duhet të ketë në pronësi edhe truallin dhe kështu janë dokumente paralele që vijojnë njëra pas tjetrës dhe bëjnë edhe kërkesën për legalizim të pronës përunfdoi Memeti. Sipas lighjit të ri i cili pritet të hyj në fuqi në tetor tarifa për shtëpinë njëqind metra katrorë do të kushtojë 3,000 dinarë për ndërtesat deri në 200 metra katrorë 10.000 dinarë, dhe për shtëpinë në 300 metra katrorë 20.000 dinarë. Të njëjtat procedura dhe shpenzime do të zbatohen edhe për strukturat ndihmëse, por edhe për apartamente pronarët e të cilëve do të aplikojnë për legalizim, me kusht që ndërtesa është legalizuar. Nëse ndërtesa nuk është e legalizuar, është e nevojshme që pronari i një banese të aplikojë për legalizimin e objekteve. Për pronarët e 700,000 apartamenteve dhe shtëpive që nuk kanë dorëzuar aplikacionet procedura e legalizimit po ashtu është e thjesht. Ata do të duhen që përpos dëshmisë së pagesës së taksave të kenë me vete edhe dy dokumente, raportin e gjendjes aktuale të objektit i cili do të kushtoj gjysmë euro për metër katror dhe provën e pronësisë i cili është marrë në kadastër. Shpenzimet e tyre totale për legalizimin e qindra metrave katrorë do të kushtojnë më pak se njëqind euro, me kusht që ato posedojnë xhirimin e gjeodezisë. Para miratimit të këtij ligji legalizimi ishte edhe 238 herë më e shtrenjtë për shkak zhvillimit të tokës dhe taksave administrative të cilat tani do të shfuqizohen. Fjala është për zgjidhjet e reja për legalizim që Kuvendi i sërbisë do ta miratoj në muajin tetor. Pronarët e pronave që nuk kanë dorëzuar një kërkesë për legalizimin paralel do të marrin edhe vendimin për prishje të pronës. Ky ligj do t’i mundësojë të gjithëve që shpejt dhe me çmim të ulët të legalizojnë pronën dhe se më në fund të zgjidhet problemi i ndërtimeve pa leje. BujanociNet