Sport
Lëndohet Cana, rrezikon ndeshjen me Serbinë
Lajme të këqija për Giani de Biasin dhe sidomos për tifozët e Shqipërisë.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka pësuar një lëndim disa minuta më parë në kavilje, dhe ka lënë fushën duke çaluar.
Pas këtij dëmtimi të Canës, të gjithë tifozët shqiptarë kanë filluar të brengosen për fatin e kapitenit shqiptar.
Sigurisht që pritet të bëhen disa teste për të parë shkallën e lëndimit, mirëpo Cana rrezikon seriozisht ndeshjen kryesore të Shqipërisë, atë ndaj Serbisë më 8 tetor në ‘Elbasan Arena’.