Lajme
Lugina e Preshevës, ende pa libra shkollorë (Video)

Edhe pse kanë kaluar tri javë qëkur ka filluar procesi mësimor, shkollat në Luginë të Preshevës vazhdojnë të mos kenë tekstet shkollore adekuate për mbarëvajtjen mësimore.
Qeveria e Kosovës, përkundër që kishte premtuar që me 8 maj të këtij viti se nxënësit në Luginë të Preshevës do t’i kenë librat me 1 shtator, kjo ende nuk ka ndodhur.
Tribuna Channel ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, të cilët thanë se tekstet shkollore janë nisur, por që janë duke iu nënshtruar procedurave doganore tek autoritetet serbe.