Lajme

Majmunët përdorin kontrollin mendor

Majmunët që përdorin kontrollin e mendjes – tingëllon si një skenë nga “Planeti i majmunëve”, por një transplatim i trurit që i lejon majmunët të lëvizin avatarë virtualë dhe të provojnë prekjen, është një gjë e demonstruar tashmë në Universitetin ‘Duke’ të Karolinës së Veriut.
Duke përdorur vetëm mendimin majmunët përdorën një levë për të lëvizur një krah, në një ekran kompjuteri. Ata drejtonin krahun mbi tre rrathë identikë, secili me dridhjen e vet, e cila u ndje përmes levës Më vonë, leva u hoq dhe majmunët përdorën mendjen, përmes trasplantimit të lidhur me një kompjuter, për ta bërë përsëri këtë provë. Projekti është duke u udhëhequr nga Dr Miguel Nicolelis, një neuroshkencëtar në Universitetin ‘Duke’. Ai dhe ekipi i tij shpresojnë ta përdorin teknologjinë në përfitim të njerëzve, të cilët vuajnë nga paraliza. Megjithëse këto eksperimente fillestare janë kufizuar në një botë virtuale, skuadra është duke planifikuar të ndërtojë një strukturë ‘të gjallë’, që mund të “vishet” nga një person, i cili do ta lejonte atë jo vetëm të lëvizte, po edhe të ndiente. “Pacienti do të jetë në gjendje të përdorë trurin për të kontrolluar lëvizjet e veta, por ata mund të marrin gjithashtu ndjesi prapë nga këmbët e tyre, krahët dhe duart”, tha Dr. Nicolelis. “Ne shpresojmë se në vitet e ardhshëm, kjo teknologji mund të ndihmojë të rikthejë një jetë me më shumë autonomi, për shumë pacientë, të cilët janë momentalisht të kyçur brenda pa qënë në gjendje të lëvizin, ose provojnë ndonjë ndjesi të prekshme të botës që na rrethon”. Kjo është vetëm prova e fundit nga një seri eksperimentesh të kontrollit mendor, të udhëhequr nga doktor Nicolelis dhe nga shkencëtarë të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button