Lajme

Matrapazët në Preshevë mashtrojnë refugjatët dhe i marrin 700 euro për çdo autobus!

Çdo ditë nga Presheva për në veri të Serbisë nisen 50 deri 100 autobusë në ditë, ku një autobus merr rreth 70 refugjatë.

Shumë shqiptarë dhe serbë organizojnë transportin për refugjatët, siç shkruajnë mediet serbe, transmeton Presheva.AL, këta matrapaza po fitojnë në kurriz të mijëra refugjatëve të cilët çdo ditë vijnë në Preshevë pastaj për tu nisur në kufirin hungarez.

Po të kalosh rrugës që shkon nga Presheva drejt stacioni hekurudhor, në afërsi të qendrës për pranimin e emigrantëve, mund të vëresh me qindra autobus të parkuar sikur të ishte një stacion autobusi në ndonjë metropol.

Targat nga më të ndryshmet, nga të gjitha qytetet e Serbisë.

Shpesh, gjatë nisjes apo parkimit të tyre i bie që kalimtarët me vetura të presin një kohë të gjatë pasi rruga magjistrale bllokohet nga këta autobusë.

Siç shkruajnë mediet serbe, transmeton Presheva.AL persona të ndryshëm “gjejnë” migrant dhe i mbledhin ata duke i organizuar për transport drejt Beogradit duke u paguar nga shoferat e autobusit nga 4-5 euro për një person.

Përveç gjejtes së udhëtarëve, ka edhe nga ata persona që migrantëve ia marrin nga 25 euro për biletë nga Presheva deri në Beograd, ndërsa në marrëveshjeme pronarët e autobusave, pronarëve të autobusit i paguajnë nga 15 euro për person.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button