Lajme
Mbi 101 mijë qytetarë nënshkruan peticionin kundër “Zajednicës”

Përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma për Kosovën njoftuan se për dhjetë ditë të peticionit kundër marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, janë mbledhur 101,672 nënshkrime të qytetarëve.
VV, AAK dhe Nisma njoftuan se peticioni do të vazhdojë edhe për disa ditë, pasi interesimi i qytetarëve për ta nënshkruar është mjaft i madh.
Ata i bënë thirrje kryeministrit që të reflektoj dhe ta tërheq nënshkrimin e tij nga marrëveshja e arritur.