Lajme

Mediat gjermane për Serbët: Dikur shovinistë, tani janë duke ndihmuar refugjatët!

Derisa sa serbët nga koha e luftërave ballkanike të viteve 1990 njiheshin si popull shovinist dhe ksenofobikë, Serbia në vitin 2015 është një vend i qetë e cila dëshiron të ndihmojë – kështë shkruan e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” transmeton Presheva.AL

Serbija është vlerësuar nga shumë vende për trajtimin që po ia bënë refugjatëve, thotë e përditshmja gjermane, duke shtuar se Serbia u dallua në këtë drejtim më lart se gjithë fqinjët tanë.

Aktualisht politika e Beogradit shihet në mënyrë të qartë që dallohet nga vendet tjera fqinje, gjë që nuk vlen për Hungarinë por edhe Bullgarinë.

Asnjë sulm ndaj emigrantëve në Serbi. Vetë vepra të mira dhe ndihma për njerëzit e varfër. Jam krenare për këtë thotë Tijana Labano, zëdhënse e zyrës së organizatës gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund” (ABS) në Serbi.

Ndërkohë që politika e Qeverisë Hungareze në krye me kryeministrin Viktor Orban në BE dhe në mesin e elitës evropiane në përgjithësi provokon protesta, kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij, sipas mendimit të gazetës së Frankfurtit ka nota pozitive.

Gazeta raporton se Vucic në fund të gushtit bëri një rrugë që do të ndjekë Beogradi.
Ndihma është për njerëzit në nevojë, jo kriminelë apo terroristë – tha Vuçiç, i cili gjatë një vizite në një qendër pritjeje të emigrantëve të enjten, tha se Serbia do të veprojë me përgjegjësi ndaj refugjatëve dhe do të angazhohet që t’iu dal në ndihmë më shumë se deri tash, shkruan FAZ transmeton Presheva.AL

Ndërsa serbët nga koha e luftërave ballkanike të viteve 1990 njiheshin si popull shovinist dhe ksenofobikë, Serbia në vitin 2015 është një vend i qetë e cila dëshiron të ndihmojë – kështë shkruan e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button