Lajme

Medvegja po braktiset nga banorët shqiptarë

Medvegja, dikur me shumë shqiptarë, tashmë ngadalë e në heshtje është boshatisur.

Atje kanë mbetur vetëm rreth 500 banorë, pasi shumica janë larguar. E zbrazja e kësaj treve më së shumti vërehet në shkolla.
Çdo ditë, zilja e shkollës ‘Zenel Hajdini’ në Tupallë të Medvegjës, bie vetëm për Muhametin.
Ka dy vjet që mësimet e klasës së shtatë, Muhameti i bën i vetëm në këtë klasë.

Njëra nga mësueset e hershme në këtë shkollë, e përshkruan të vështirë këtë gjendje për nxënësin e vet. Krejt ambienti duket i zymtë dhe depresiv në shkollën tetë vjeçare.
Situata nuk është e mirë as në paralelet tjera të ndara të kësaj shkolle. Në tri prej tyre në tërësi janë vetëm 16 nxënës dhe duhet të mësojnë në klasë të kombinuara.
Shpërngulja e shqiptarëve ndjehet thellë edhe në Banjën e Sjarinës. Fshatrat, shtëpitë dhe shkollat që dikur numëronin mijra banorë tashmë janë boshatisur.

E në qendër të Medvegjës, përveç xhamisë, është edhe një tyrbe. Kjo e fundit ishte restauruar ditë më parë, por u dogj nga persona ende të panjohur për policinë, të cilët u bëjnë roje 24h këtyre dy objekteve fetare.
Në vitet e 90-ta komuna e Medvegjës ishte vendbanim i mbi 28% të popullsisë shqiptare, kurse në ditët e sotme banore të përhershëm vlerësohen vetëm rreth 500. Tashmë shumicën e dominuese e përbejnë banorët serb.
Me këtë trend, një ditë zilja do të pushojë dhe ajo nuk do të bije më për asnjë nxënës shqiptar në këto troje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button