Lajme

Mërgata jonë gjithnjë sytë kah vendlindja

Preshevë, 14 shtator 2015
Bashkatdhetarët tanë gjithnjë i kanë sytë kah vandlindja e tyre. Këtë gjë ata e kanë dëshmuar dhe vazhdojnë t’a dëshmojnë me vepra. Shpirti i tyre solidar dhe human rezultoi me kontributin konkret të tyre. Pikërisht sot mbërrijti një furgon me ndihma kryesisht në veshëmbathje, si dhe mbulesa e gjësende tjera, të cilat i solli bashkatdhetari jonë Ibrahim Selimi nga Presheva, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër.
Ibrahimi me shokë të tij në Zvicër me një vullnet shumë të lartë kishin organizuar grumbullimin e këtyre gjësendeve dhe kishin arritur të tubonin një sasi të konsiderueshme, të cilat i kishte sjellur enkas nga Zvicra dhe sot zyrtarisht i dorëzoi tek QSA në Preshevë.
Ibrahimi me lot në sy theksoi se ne e duam shumë vendin tonë dhe do të mundohemi gjithnjë të jemi afër tij, aty ku e kërkon nevoja më së tepërmi. Le të përfitojnë njerëzit në nevojë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë falënderon bashkatdhetarët tanë për mbështetjen e vazhdueshme që po i bëjnë vendlindjeve të tyre, duke i mbështetur projektet dhe aktivitetet e QSA-së, kurse Ibrahimin e falënderon në veçanti për mundin e dyfishtë – atë të grumbullimit të ndihmave dhe sjelljes së tyre në vendlindje, aty ku ndjehet nevoja për to.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button