Sport

Messi flet për herë të parë pas lëndimit (Foto)

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për herë të parë pas dëmtimit të marrë gjatë ndeshjes me Las Palmasin, ku u zëvendësua që në minutën e dhjetë të takimit, ndërsa kataloansit triumfuan me rezultat prej 2:1.
Argjentinasi ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që po i japin në këto ditë të vështira për të, ndërsa ka theksuar se është gjëja më e vështirë për një futbollist është pamundësia për të luajtur futboll.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Për ata që e duan futbollin, gjëja më e vështirë është kur nuk luan. Tani duhet të shërohem mirë dhe të kthehem sërish. Shumë përqafime”, shkruajti Messi në Facebook.

Kujtojmë se sipas të dhënave mjekësore, Messi do të mungojë rreth dy muaj.

Messi Falemnderi

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button