Lajme
Ndalohet droni `hakmarrës` në kufi: Serbi po e fuste në Shqipëri
Një shtetas serb është ndaluar nga policia në Qafë-Thanë, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjet një dron.
Nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por policia e ka shoqëruar për ta marrë në pyetje.
I shoqëruari udhëtonte bashkë me dy shtetas të tjerë serbë.
Më 8 tetor, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi dhe dyshohet se droni mund të përdorej për “hakmarrje”.