Lajme
Ne Miratoc do te shtrohet Sofra e Kurban Bajramit për 1000 refugjate

Nuk mund te themi se emigrantët, refugjatët nga Siria apo vendet tjera të lindjes janë të vetëm, së paku në diten e Kurban Bjaramit. Një shqiptar në Miratoc do të shtrojë një «Sofër të Madhe » për rreth 1000 emigrantë.
Përzgjedhja e Miratocit nuk është bërë pa qëllim, pasi ky fshat i Preshevës është bërë jo vetëm qendër e emigrantëve por dhe sepse këtu ka lindur foshnja e parë me emrin Presheva edhe se këtu u shfaq bujaria, mikëpritja dhe humanizmi i shqiptarëve përmes policit Rexhep Arifi i cili mbante në krahë një vogëlush sirian.