Në Miratoc taksistat shkaktojnë incidente, nuk duan që refugjatët të trasportohen falas
Migrantët që arrijnë nga Maqedonia në Serbi, së pari arrijnë në fshatin Miratoc. Të gjithë ata që nisen nga Miratoca për të arritur në qendrën e pranimit në Stacionin hekurudhor të Preshevës marrin ndihmë nga qendra e të rinjëve nga Komuna e Preshevës e cila së bashku me UNHCR i kanë siguruar transport falas deri tek qendra kolektive.
Mbrëmë janë shfaqur edhe probleme, pasi taksistat që dëshirojnë ti transportojnë refugjatët janë revoltuar deri sa është dashur edhe të intervenojë policia.
Përndryshe, taksistat që transportojnë refugjatët i paguajnë 20 euro për ti transportuar ata nga Miratoca deri në Preshevë, andaj edhe janë revoltuar për “konkurencën” që po i bën zyrja e të rinjëve në Preshevë pasi ajo i transporton falas.
Pas paraqitjes dhe interevenimit të policisë, taksistat janë larguar andaj edhe ka vazhduar transportimi falas.
Në stacionin hekurudhor të Preshevës, pranë qendrës për pranim të refugjatëve mund të vërehen me dhjetra autobusë nga e tërë Serbia që kanë ardhë për të transportuar refugjat nga Presheva drejt Beogradit. /presheva.com/