Lajme
Në Preshevë do të ndërtohen objekte për emigrantët për stinët e ftohta
Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë gjatë qëndrimit të tij në Preshevë se për shkak të ardhjes së stinës së dimrit në Preshevë do të filloj ndërtimi i objektit me materiale të forta për ti vendosur emigrantët nga lindja e afërt dhe Afrika veriore.
“Tendat nuk janë të përshtatshme për emigrantët, posaçërisht që po vjen dimri dhe në vjeshtë do të filloj ndërtimi i objeteve të forta në qendrën e pranimit në Preshevë dhe në Miratoc” ka thënë Stankoviq.
Ai ka thënë se qendrat në Preshevë dhe Miratoc do të pajisen me tre skaner të ri për ti kontrolluar bagazhin e emigrantëve për të përshpejtuar kontrollimin e bagazhit si dhe dhënien e dokumentave.