Lajme

Në St.hekurudhor në Preshevë, emigrantëve ua shesin një shishe ujë 5 euro, cigaret 10 euro!

Moment pas momenti po mbërrijnë sa më shumë autobusë nga fshati Miratoc që po bartin emigrantët, nga aty ata paisen me dokumente për të udhëtuar me autobusë tjerë për në kufirin me hungari, e ata që nuk marin menjëherë dokumentin qëndrojnë në stacionin hekurudhor.
Në stacionin hekurudhor ka rreth pesëqind emigrantë që janë duke e pritur për të udhëtuar më tej, transmeton Presheva.al
Shumë prej tyre janë nëna me fëmijë. Në një kamp joformal në kufirin kanë mbetur mbi dy mijë refugjatë.
Në stacionin hekurudhor shiten çdo gjë që nga ushqimi e deri te cigaret.
Sipas burimeve të Presheva.al, çmimet janë përvëluese, pijet ua shesin nga pesë euro dhe një shishe ujë rosa pesë euro, cigaret “Winston” dhe të tjerat nga dhjetë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button