Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin e Bujanocit
Në aksident komunikacionin i cili ka ndodhur të mërkurën pas orës 20h në fshatin Samolicë, afër Bujanocit, jetën e ka humbur mashkulli 54 vjeçar nga fshati Zhbevc.
Dragan S. i cili po drejtonte njërën prej makinave të përfshira në aksident, ka humbur jetën, përderisa 4 persona në veturën tjetër kanë pësuar lëndime, ka bërë me dije shërbimi informativ nga Stacioni i Policisë në Vranjë, transmeton Titulli.com.
“Deri te aksidenti erdhi për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, mirëpo për shkaktarin konkret do të dihet pas përfundimit të hetimeve. Në veturën e dytë “Passat” janë lënduar katër persona, shoferi Fatmir M. (54) nga fshati Tërnoc dhe tre pasagjere femra”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq.
Në qendrën Shëndetësore në Vranjë, në shërbimin për pranim dhe kujdes ndaj rasteve urgjente janë shtrirë pesë të lënduarit në këtë aksident. /Titulli.com/