Sport
Nuri Seferi e cilëson Luan Krasniqin si më të madhin
Luan Krasniqi do të kthehet në ring për një ndeshje bamirësi, ndërsa miku i tij dhe boksieri tjetër shqiptar, Nuri Seferi ka disa fjalë për të.
Seferi, i cili po ashtu është një boksier i madh shqiptar dhe është ende aktiv, nuk i lë anash lëvdatat për Krasniqin, transmeton Telegrafi.
“Me mikun tim Luan Krasniqi, i cili do të rikthehet në ring me 7 Nëntor për të zhvilluar një ndeshje bamirësie. Padyshim boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjithë kohërave ku me kënaqësi dua të përcjell. Respektet dhe mirënjohjet e mia”, ka shkruar Seferi.
Krasniqi në kohën sa ishte boksier aktiv kishte arritur të shpallet kampion i Evropës.