Nusja e 11-të që vesh fustanin 120 vjeqar

Një rimë e vjetër angleze thotë se nusja duhet të vesh “diçka të vjetër, diçka të re, diçka të huazuar dhe diçka blu”, në dasmën e saj.
Dhe duket se Abigail Kingston pjesën e vjetër e ka marrë në mënyrë perfekte.
Në dasmën e saj në Pensilvani ajo ishtenusja e 11-të që vishte një fustan dasme 120-vjeçar që ka kaluar për breza të tërë në familjen e saj.
Nusja e parë që e ka veshur këtë fustan ishte Mary Lowry Warren, e cila u martua më 1895. Nusja e fundit ishte nëna e Abigail, Leslie Kingston e cila u martua më 1991. Megjithatë fustani nuk ka qënë pa probleme. Kur e mori Abigail ai ishte zverdhur në disa pjesë për shkak të vjetërsisë. Pas 200 orësh restaurimi, fustani ishte ende i vlefshëm për tu veshur në orën e koktejlit, pasi ishte shumë delikat.