Lajme

Nxënësit e profilit të mjekësis në Preshevë, me doracak në gjuhën shqipe

Për shkak mungesës së literaturës mjekësore në gjuhën shqipe në përputhje me planprogramin e Sërbisë që të shërbej për klasën e IV shkollës së mesme të mjekësisë, u realizua me përmbledhjen e ligjeratave dhe ushtrimeve në këtë paraqitje për nevoja brendshme të shkollës, në formë doracaku/dispence apo skripte.

Ky projekt i nisur nga profesori Nazmi Z. Mehmeti zgjati dy vite  (2014/15).

Profesorët që përgatitën këtë doracak për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme shpresojnë se ky doracak i Gjinekologjisë do të inkurajojë nxënësit që të mendojnë në mënyrë kritike dhe të formulojnë idetë e tyre në
lidhje me mekanizmat e sëmundjes. Ne jemi të ndërgjegjshëm se “gjiithmonë libri i bukur e bën edhe lëndën e bukur‘‘. transmeton Presheva.AL

Doracakun e pregatitën Dr. Nazmi Z. Mehmeti, Dr. Hamide Veliu Mehmeti, Dr. Amir I. Rexhepi, dhe ua dedikojnë si dhurat shumë mësuesëve dhe kolegëve për kohën dhe dijën e dhënë, dhe të gjithë nxënësve të mjekësisë në
Preshevë dhe Bujanoc për stimulimin e tyre dhe pasionin për të mësuar.

Titulli i rradhës doracaku “Gjinekologji dhe obstetrikë” nga emrat tashmë të dëshmuar në lëmitë mjekësi dhe mësimdhënje, përbën një risi tjetër për të gjithë përkrahësit e jetës së shëndoshë, të interesuarit për shëndetin e gjinisë së parë si dhe studjuesit e rinj të fushës së mjekësisë.
Kopjet e këtij doracaku i financoi: Dr.Spec. Beqir Nuhiu

Vlen të theksohet se ky është doracaku i pestë që po botohet në Preshevë,
Në vitin 2013 u botuan doracakët: 1. Neuropsikiatri 2. Farmakologji 3. Infektiv
Në vitin 2014 u botua doracaku: 4.Patologji
dhe në 2015 doracaku: 5. Gjinekologji me Obstetrikë. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button