Lajme

Për çka janë “betuar” liderët e Luginës në Gjilan?

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ai i Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu janë “betuar” sonte në Gjilan.
Se për çka janë betuar e besatuar kjo nuk është sqaruar nga Xhevat Latifi, ai që e ka postuar këtë fotografi në Facebook, raporton Indeksonline.

Sigurisht se ky betim mund të jetë për vazhdimin e legjitimimit të Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Me Luginën e Preshevës, në betejën e radhës…! XL & Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, Faton Bislimi, Sherif Sherifi dhe Burim Korqa!”, ka shkruar Latifi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button