Po hodhët video të kopjuara në Facebook do iu mbyllen faqet
Facebook ka nisur të paralajmërojë të gjitha faqet në internet që të fshijnë videot e paautorizuara, përndryshe do iu mbyllë llogarinë.
Kompania ka nisur të monitorojë të gjitha videot në uebsajtin e saj, për të ndaluar piraterinë e videove. Ajo ka krijuar një teknologji të posaçme që lajmëron krijuesit e videove nëse videot e tyre janë ripostuar pa lejen e tyre.
Facebook është përpjekur të rrisë biznesin e saj të videove, dhe në muajin qershor njoftoi se do të ndajë të ardhurat me krijuesit e videove. Në muajin qershor, agjencia e reklamimit “Ogilvy” zbuloi se 73% e videove më popullore në Facebook janë të vjedhura nga uebsajtet e tjera.
Në një njoftim për shtyp, Facebook deklaroi: Mjeti ynë krahasues do të vlerësojë miliona video të ngarkuara, dhe, nëse vërehen lidhje mes tyre, atëherë publikuesit do të lajmërohen që t’i heqin ato.
Ndryshe nga sistemi i identifikimit të videove në YouTube, i cili bllokon automatikisht videot e vjedhura, sistemi i Facebook do të lajmërojë fillimisht faqet që të heqin videot e paautorizuara, përndryshe do t’iu mbyllë llogarinë.