Aksioni policor “Koshtana 2015” në Preshevë, për zbulimin e kontrabandimit me njerëz
Një veprim i përbashkët operativ “Koshtana 2015” në mes policisë së shtatë vendeve (Austria, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi si dhe Europol-it) në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc, po vazhdon zbatimin aksionin ndërkombëtar policor, i cili do të zgjasë deri më 7 tetor, për zbulimin e trafikimit të qenieve njerëzore, transmeton Presheva.AL
Aksioni ka filluar dje, tha kreu i policisë kufitare të Serbisë Milenko Bozovic, ai në konferencë për shtyp tha se aksioni është duke u kryer nga kufiri me Maqedoninë dhe në komplet zonën e Preshevës.
Ai beson se ky aksion i ndërmarrë do të sjell rezultate të mëdha për të vazhduar punën dhe veprimin e policisë. transmeton Presheva.AL.
Qëllimi i aksionit është që të shqyrtojë krizën e refugjatëve nga vendet që po marrini pjesë në kët aksion.
Ai tha se fluksi i emigrantëve nga Maqedonia është i madh, dhe ata hyjnë në Serbi vetëm për tranzit, por edhe një pjesë e tyre në Serbi kalon edhe nga Bullgaria.
Aksioni “Koshtana 2015” u organizua në përputhje me planin programin e punës së sigurisë kufitare DCAF – Qendra për siguri, zhvillim dhe drejtën shtetrore, në bashkëpunim me policinë kufitare të Serbisë, transmeton Presheva.AL