Lajme

Prishtinë: 11 të lënduar në aksidentin “Te Rrethi” (VIDEO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin mes dy veturave “Te Rrethi” në Prishtinë, kanë mbetur të lënduar 11 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Klanin, Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, njofton policia, derisa të gjithë të lënduarit njoftohet se po trajtohen në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht te stacion i autobusëve lokalë, i cili gjendet afër Shkollës se Mjekësisë “Ali Sokoli”.

Përplasja e veturave, një Golf dhe një Audi, ka lënë të lënduar, pos vozitësve, edhe këmbësorë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Automjeti i markës Audi pasi ka humbur kontrollin pas përplasjes me veturën Golf ka shkelur këmbësoret te cilët ishin duke pritur autobusin”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button