Pse duhet të konsumojmë rrush?
Rrushi është një ndër frutat që ka një rol kryesor në mbrojten e organizmit nga sindroma metabolike.
Sindroma metabolike është grup i gjendjeve, duke përfshirë edhe tensionin e gjakut, sheqerin e lartë në gjak, yndyrat e tepërta dhe kolesterinën shumë të lartë, ndërsa të gjitha këto simptoma në mënyrë drastike rrisin dhe krijojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe sëmundjet tjera kronike.
Studiuesit nga universiteti në Michigan kanë prezantuar rezultatet e studimit të tyre në Boston, ku shpjegojnë se si komponentët natyralë të cilët gjenden në rrush mund të jenë përgjegjëse për efektet e përmirësimit.
Shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi që konsumimi i rregullt i rrushit të ngjyrave të ndryshme mund të ndikojë direkt në zhvillimin e sindromës metabolike. Hulumtuesit kanë testuar ndikimin e të ushqyerit me rrush në dy grupe, dhe më një grup kontrollues, në periudhën prej 90 ditësh.
Rezultatet kanë treguar që dietat tremujore të pasura me rrush reduktojnë konsiderueshëm markerët inflamatorë në trup, ndërsa rezultatet më të rëndësishme janë treguar në mëlçi dhe indin yndyror abdominal.