Qellohet me veze kryeministri i Kosoves Isa Mustafa
Kryeministri Isa Mustafa është gjuajtur me ve nga deputetët e opozitës gjatë kohës sa raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Isa Mustafa, gjatë raportimit për marrëveshjet e fundit në Bruksel, është gjuajtur me vezë nga deputetët e VV’së, AAK’së dhe NISMA’s.
Në atë moment sigurimi i Kryeministrit ka hapur çadrën duke e mbrojtur atë.
Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërtitur “Turp trup turp” dhe ka kërkuar 10 minuta pauzë.
Po ashtu, Veseli ka kërkuar edhe largimin nga salla e Kuvendit të sigurimit.
Kryeministri Mustafa gjatë kohës sa u gjuajt me ve ishte duke bërë të ditur se pakoja e marrëveshjeve në Bruksel është në pajtueshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe të gjitha ligjet.
Po ashtu sipas Kryeministrit Mustafa dialogu në Bruksel është arritur ngushtë me partneritet ndërkombëtarë.