“QSA” shpërndau mish kurbani për 778 familje në Luginë
Organizata Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë (QSA) arriti që me sukses ti përmbyll aktivitetet e planifikuara për Kurban Bajram.
QSA me sukses arriti të realizon edhe projektin e grumbullimit dhe shpërndarjes së kurbanave.
Vlen të përmendet se gjat këtij viti QSA arriti gjithsej të grumbullon 152 kurbanë, për të cilët u therrën 22 lopë, transmeton Presheva.AL
Nga mishi i Kurbanave kanë përfituar 778 familjet skamnore, jetimë, të vejat, të sëmurët, personat me nevoja të veçanta.
QSA u përpoq që mishi i kurbanave të mbërrij në sa më shumë vende dhe deri tek sa më shum nevojtarë të vendit tonë. Vendet që u përfshin në këtë projket ishin: Preshevë, Tërrnavë, Miratoc, Rahovicë, Shoshaje e poshtme, Shoshaje e epërme, Corroticë, Raincë, Buhiç, Ilincë, Maxhere, Stanec, Depcë, Bujanoc, Letovicë, Nasalcë, Osllarë, Lluçan, Konçul, Dobrosin, Turi, Tërnoc, Samolicë, Muhovc, Çarr, Ramnabuqë etj.
Në fund QSA falenderon të gjith ata njerëz humanist dhe solidarë që ja dhanë besimin për të realizuar këtë sunet të profetit a.s. © Presheva.AL