Reagon Unitedi: Faji është i Realit!
Pas komunikatës zyrtare të Real Madridit për çështjen e David de Geas, tani vjen edhe ajo e Manchester Unitedit që fajëson klubin spanjoll për dështimin e marrëveshjes.
Djajtë e Kuq kanë lëshuar një komunikatë zyrtare, e cila shpjegon çdo detaj se si kanë shkuar bisedimet në mes të dy klubeve.
• David është një ndër lojtarët kyçë të skuadrës sonë dhe preferenca e klubit ishte për ta mbajtur.
• Oferta e parë e Real Madridit ka ardhur vetëm dje.
• Dje, në kohën e drekës, Real Madridi ka bërë ofertën e parë. Marrëveshja ishte arritur në mes të klubeve dhe kjo marrëveshje përfshinte edhe Navas.
• Manchester Unitedi i ka dërguar dokumentet për të dy lojtarët në ora 20:42, kurse Real Madrid i ka kthyer në ora 22:32.
• Në ora 22:40, pak minuta para mbylljes së afatit kanë ndodhur disa ndryshime të mëdha në dokumentacionin dhe kështu marrëveshja ishte në rrezik.
• Në orën 22:55 dokumentet ishin gati nga Real Madridi, por jo dhe dokumentacioni i Navas.
• Në 22:58, Manchester Unitedi i ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme.
• Por, ishte Real Madridi që nuk arriti të dërgojë në kohë dokumentet e nevojshme në kampionatin spanjoll, besohet se kjo ka ndodhur 28 minuta pas afatit.