Lajme

Refugjatët nga Presheva deri në Beograd, gjumin e bëjnë në autobusë!

Rruga që kanë marrë është rrugë e gjatë, e për shumë refugjatë mund të quhet edhe si “rruga e vdekjes”, shumë malltretime dhe pritje të gjata nëpër kampet e ndërtuar enkas për ta. Madje edhe tortura nga policët maqedonas dhe grek.

Rrugën nga Gjevgjelia deri në Tabanoc ata e kalojnë me tren, aty i ndalon policia dhe i mba pa arsye duke i malltretuar dhe torturuar.
Me të hyrë në tritorin e Preshevës ata janë të lodhur dhe rraskapitur, por edhe në Preshevë nuk është e lehtë për ta, pasi duhet ti kalojnë në këmbë mbi 3km nga kampi në Miratoc deri tek autobusi që më pas ti bart për në qendrën e pranimit në st.hekurudhor.

Lodhja vazhdon edhe në qendrën e pranimit ata aty duhet pritur me orë për të marrë dokumentacionin e nevojshëm që i duhet për të kaluar Serbinë.

Pas marrjes së dokumentacionit ata nisen me autobusë e sipas informatave që ka Presheva.AL pesëdhjetë autobusë në ditë mbushen dhe nisen për në Beograd nga st.hekurudhor.

Pas nisjes së autobusit, të gjithë i zë gjumi e aty mbretëron një qetësi e madhe, pas gjithë asaj zhurme dhe tortura ata më në fund bëjnë gjumin, edhe pse jo ashtu si duhet, Presheva.AL ka kontaktuar me shoferët e disa agjensioneve dhe ata kanë treguar se as deri tek hyrja në autoudhën për Bujanoc të gjithë janë në gjumë. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button