Lajme
Refugjatët sirianë ia mësyjnë këmbë nga Hungaria për në Austri

Qindra emigrantë të cilët prej disa ditësh kishin ngecur në stacionin e trenit në Budapest, janë nisur në këmbë drejt kufirit me Austrinë, një distancë rreth 150 km.
Autoritetet hungareze janë përpjekur të mbajnë nën kontroll mijëra e mijëra njerëz të dëshpëruar për të mbërritur në Europën Perëndimore. Ndërkohë, Bashkimi Europian po përpiqet që të arrijë një marrëveshje që të bëjë të mundur zgjidhjen e krizës së emigrantëve.
Kreu i agjencisë së emigracionit shprehet se vendet e BE duhet të mobilizohen dhe të bashkojnë forcat për të pranuar 200 mijë emigrantë.