Sport

Rekord, ja 21 shqiptarët që luajnë në Superligën e Zvicrës

Zvicra është me numrin më të madh të shqiptarëve që aktivizohen kategorinë e parë, e thënë ndryshe, në Superligë.
Plot 21 të tillë luajnë me skuadrat e këtij kampionati, më saktë në 8 ekipe, nga 10 që marrin pjesë gjithsej. Përjashtim bëjnë vetëm dy ekipe, Sioni dhe Thun.

Numrin më të madh të shqiptarëve e ka skuadra e Bazelit, me 4 të tillë, ku dy janë edhe pjesëtarë të ekipit kombëtar, Taulan Xhaka dhe Shkelzen Gashi.

Tre ka Zurich, Kukeli, Sadiku dhe Xhimshiti, që të tre kësaj radhe janë të grumbulluar me kuqezinjtë për ndeshjet e radhës, me Danimarkën dhe Portugalinë, transmeton telesport.

Edhe Luzern ka 3 të tillë. Në fakt kishte 4, por pikërisht në ditën e fundit të merkatos është larguar Fidan Aliti, që është transferuar në kampionatin moldav me Sherif Tiraspol.

Gjithashtu, Grasshopper ka 3 të tillë, ku Shani Tarashaj është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 6 gola, duke ia kaluar këtë sezon edhe sulmuesit, Shkëlzen Gashi.

Nëse llogarisim që Arlind Ajeti do t’i bashkohet Vaduzit, atëherë edhe te kjo skuadër bëhen 3, ku është edhe Naser Aliji, i vetmi shqiptar nga Maqedonia që luan për Kombëtaren. Young Boys dhe Lugano kanë nga dy shqiptarë, ndërsa St.Gallen vetëm një, pikërisht Albert Bunjakun, sulmuesin e përfaqësueses kosovare.

Ja 21 futbollistët shqiptarë që luajnë në Superligën e Zvicrës

1. Taulant Xhaka – Basel
2. Shkëlzen Gashi  – Basel
3. Argjend Cani – Basel
4. Albian Ajeti –  Basel
5. Burim Kukeli  – Zurich
6. Armando Sadiku  – Zurich
7. Berat Xhimshiti – Zurich
8. Migjen Basha –  Luzern
9. Jahmir Hyka – Luzern
10. Hekuran Kryeziu – Luzern
11. Shani Tarashaj – Grasshopper
12. Florian Kamberi –  Grasshopper
13. Alban Pnishi – Grasshopper
14. Arlind Ajeti – Vaduz
15. Naser Aliji  -Vaduz
16. Albion Avdiaj – Vaduz
17. Taulant Seferi – Young Boys
18. Florent Hadërgjonaj – Young Boys
19. Frederic Veseli – Lugano
20. Denis Markaj – Lugano
21. Albert Bunjaki – St Gallen

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button