Lajme

Rrahin policët rrugor në Leskovc, përfundojnë pas hekurave

Të arrestuar G.B (30) dhe S.M (28) janë akuzuar se sulmuan dy pjestarë të MUP-it të Serbisë në Leskovc.

G. B. (30) dhe S.M. (28) nga Leskovci dyshohet se kanë kryer veprën penale të pengimit të një zyrtarit të autorizuar për ruajtjen e sigurisë apo rendit dhe qetësisë publike.

Siç raportohet se të dyshuarit të shtunën, rreth orës 15.30 në Leskovc, sulmuan policët rrugor të cilët ishin në krye të detyrës për kontroll në trafik, transmeton Presheva.AL

Ata u ndaluan nga policët rrugor sepse refuzuan ti ndjekin urdhrat e polcisë, G.B i kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar atyre lëndime të lehta.

Automjeti që drejtohej nga G.B është konfiskuar përkohësisht, atyre i është caktuar paraburgim në bazë të propozimit nga prokurori publik në Leskovc. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button