Sport
Serbët e teprojnë me humor, frikë nga helmimi, në Tiranë vijnë me kuzhinierë!
Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë vazhdon të quhet rrezik i madh nga mediat serbe. Madje serbët bëhen aq qesharak sa që kanë frikë se në udhëtimin e tyre në Shqipëri mund të helmohen nga ushqimet shqiptare.
Kështu përfaqëuesja serbe do të udhëtoi në Shqipëri me kuzhinierët e saj. Velimir Mitrovic është caktur kuzhinieri kryesor i skuadrës që do të bëjë ushqimet ne hotelin e përfaqësueses në Tiranë.
Kuzhinieri serb thuhet se është urdhëruar që të gjitha ushqimet ti marrë nga Serbia për shkaqe kinse të sigurisë.