Lajme

Serbia bllokon kamionët me libra shqip për në Preshevë (VIDEO)

​Dy kamionë të mbushur me më shumë se 100 tekste shkollore në gjuhen shqipe, janë bllokuar në kufirin me Preshevën.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, më 10 shtator kishte bërë të ditur se MAShT-i ka filluar bashkëpunimin me ministrin e Arsimit të Serbisë, lidhur me tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këmbim do të lejoheshin tekste të Serbisë për në zonat ku jeton dhe shkollohet komuniteti serb.

Bajrami pati thënë se tekstet janë me kurikulë të re dhe absolutisht as nuk kanë gjuhë të urrejtjes, nuk kanë as përmbajtje ideologjike, janë tekstet të reja”, tha ministri.

Por një kërkesë e tillë s’ka gjetur mirëkuptim.

“Çështja e Luginës, unë nuk çoj libra malit, unë çoj libra në mënyrë institucionale, jam ministër, ju kamë thënë se librat do i qoj në mënyrë zyrtare [në Preshevë]. Dy herë kam pasur takim me ministrin serb, librat i kamë dërguar në mënyrë zyrtare, kjo është konkluzion i qeverisë i juaji, më keni thënë vetë, dhe e kam bë. Kam shkuar vetë i kam përcjell librat sepse nuk lejoj me mu përdhosë librat dhe kam vendosur reciprocitet”, tha ministri.

Bajrami shtoi se kërkesa i ka ardhur prej qeverisë serbe që të lejohen librat serbë të shpërndahen në Kosovë.

Për shkak të këtij bllokimi nga ana e autoriteteve serbe, ministri tha se si rrjedhojë ka urdhëruar të gjitha doganat e Kosovës që asnjë libër serb nuk guxon të kalojë kufirin.

“Në mënyrë ligjore e kamë fjalën, malit nuk marr përgjegjësi, pa lejen time, deri sa libra në gjuhën shqipe nuk shkojnë në duar të nxënësve [në Preshevë]. Që 10 ditë dy kamionë me më shumë se 100 libra rrinë të parkuar në terminal, dhe unë paguaj 400 euro parking për ta dhe as nuk merren dhe as nuk procedohen, dhe unë i kam thënë ministrit serb në Split se unë do ta zbatoj reciprocitetin”, tha ministri i Arsimit të Kosovës.

Bajrami tha se gjatë fillimit të javës së ardhshme do të shkojë në Bruksel, për të diskutuar për këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button