Lajme

Serbia ndërton qendra të reja pranimi: Preshevë, Miratoc dhe Beograd!

Serbia deri në fillim të këtij dimri do të ndërtoj së paku edhe tri qendra pranimi për emigrantët, ata do të ndërtohen në Preshevë, Miratoc dhe Beograd.

Siç mësohet, po rishikohet mundësia që pas këtyre tri qendrave, edhe në qytetin e Nishit të ndërtohet një qendër pranimi.

Deri tani është e sigurtë që në këto qendra do të pranohen nga 1000 persona.

Në këto qendra pranimi, migrantët do të kenë tre racione ushqim, kontrollim mjeksor, stomatologu dhe nëse është e nevojshme do të testohet gjaku edhe urina.

Presidenti i qendrës për mbrojtje dhe ndihmë për ata që kërkojnë azil, Radosh Gjuroviq ka thënë se këto qendra duhet të ndërtohen para se të filloj stina e dimrit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button