Serbinë sot e do e gjithë bota, për shkak policit Shqiptar nga Presheva Rexhep Arifi!
Po ju kujtojmë fjalët e Rexhepit: “Njerëz, ata janë të gjithë fëmijë, ne duhet të sillemi mirë ndaj fëmijëve. Pa marrë parasysh se çfarë kombi dhe feje kanë, fëmijët asnjëher nuk kanë faj.”,
Fotografia e policit shqiptar Rexhep Arifit i cili mbanë në krahë Amirin e vogël emigrantin nga Siria u shpërnda në gjithë botën, madje edhe Serbia u vlerësua me poena të lartë për këtë gjest të shqiptarit nga Presheva që punon në polici, Rexhep Arifi.
Interneti sot sikur një virus me shpejtësi shpërndau katër fotot ku përshkruanin se si Serbia trajtonë refugjatët nga Siria.
Nga Hungaria, Maqedonia dhe Çekia kemi parë imazhe zemërthyese dhe vuajtje të emigrantëve. Ndërsa Serbia me krenari paraqet policin Rexhep Arifin i cili përqafoi fëmijën nga Siria pasi ai ishte duke qarë dhe pas përqafimit ai fillojë të buzëqesh.
Refugjatët nga Lindja e Mesme u janë mirënjohës Serbisë, e cila u ka dhënë atyre strehim dhe përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e tyre. Presheva.AL