Lajme
Shkojnë t’ia shkyçin rrymën, i pret me kallash
Policia ka arrestuar një person në Istog pasi që i njëjti ua ka drejtuar kallashnikovin dy punëtoreve të KEDS-it.
Sipas raportit 24 orësh, policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që ua ka drejtuar armën e cila dyshohet se ishte AK-47 dy viktimave, punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për ta shkyçur nga rrjeti elektrik.
Njësitë policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.