Lajme

Shkolla ka filluar, Musliut tash i ka dal gjumi t’i kërkojë librat

Më 1 shtatorë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Sërbi ka filluar procesi edukativo arsimorë, por për nxënësit shqiptarë të Luginës si duket akoma JO. Edhe pse ishin të premtuara, librat akoma nuk kanë arritur nga Ministrie arsimit dhe sportit e R.Kosovës por as ato që ishin premtuar nga Ministria e Arsimit e Sërbisë.

Ditë më parë nga KKSH kishin deklaruar se po i presin librat në doganë por më vonë doli se kryetari i këtij organi Jonuz Musliu akoma nuk e kishte qartësuar këtë qështje për ti sjellë librat nga Kosova. Nga ana tjetër në një deklaratë dhënë agjensis serbe Beta Musliu ka thënë se, pret që nxënësit, e shkollave shqipe në Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, do të pajisen me tekste shkollore nga Kosova, si dhuratë nga Ministria e Arsimit, në Prishtinë. Musliu ka thënë se KKSH-ja, i është drejtuar Ministrisë së Arsimit në Kosovë, sepse në shkollat fillore, në Luginë të Preshevës, ka mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, raporton Beta. Musliu, ndërkaq ka thënë se shkollat e mesme nuk janë fare të pajisura me tekste të reja shkollore, madje ka raste kur personeli arsimorë, përdorë libra që janë botuar në vitin 1975. “Situata është e njëjtë sikurse vitin e kaluar, pa tekste për shkollimin fillorë dhe të mesëm. i jemi drejtuar Ministrisë së Edukimit në Beograd, por deri tani nuk kemi marr asnjë përgjigje. Për këtë kemi kërkuar nga Kosova, që të paktën këtë vit nxënësit tanë në shkollat fillore të pajisen me libra, si formë donacioni, për çka edhe kemi marr dritën jeshile”, është shprehur Musliu, transmeton Rel. Ai ka thënë se pret që tekstet shkollore për nivelin fillorë të arrijnë shumë shpejtë nga Prishtina, në Bujanovc dhe Preshevë. Sot është 3 shtatorë dhe nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës janë të vetmit që akoma nuk kanë në bankat shkollore tekstet në gjuhën amtare, se kur do ti kenë për momentin mbetet vetëm premtime. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button