Lajme
Shpëtohen nga përmbytja 200 emigrantë (Video)

Në një aksion të Marinës italiane të martën janë shpëtuar në Detin Mesdhe mbi 200 refugjatë.
Ndërkaq, trupat e katër të tjerëve janë nxjerrë pa shenja jete, transmeton Klan Kosova.
Për fluksin e madh të personave që kanë mësyrë Evropën, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi të martën se përgjegjësia për emigrantët nuk është vetëm përgjegjësi e shteteve anëtare te BE-së, por edhe e Komisionit Evropian.