Shtatë gjëra që nuk i dini për Google
Google nuk është vetëm motori i kërkimit, siç e dimë të gjithë.
Tashmë është pjesë e Alphabet, një konglomerat i ri i nisur nga dy themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page. “Huffington Post” na jep disa ngjarje zbavitëse të historisë së Google.
Google preferon qentë më shumë se macet
Dashuria e kompanisë për qentë është e shkruar edhe në kodin e etikës së vetë Google. “Afrimiteti i Google për miqtë tanë qen është një aspekt përbërës i kulturës sonë të përbashkët. Ne na pëlqejnë macet, por jemi një kompani qensh, kështu që si një rregull i përgjithshëm macet që vizitojnë kompaninë tonë do të nxirren jashtë”.
Google Doodle i parë ishte një mesazh “jashtë zyrës” teksa Page dhe Brin ishin në eventin e përvitshëm të Burning Man
Më 30 gusht të 1998, Brin dhe Page vendosën një figurë të Burning Man në logon e Google, duke i bërë të ditur të gjithëve se ata do të merrnin pjesë në këtë festival muzikor. Që atëherë këto Doodle u bën traditë nga kompania për të festuar festa të ndryshme në botë. Që prej 1998 ka pasur plot 2 mijë doodle.
Kur Google nuk punoi për disa minuta “shkatërroi” internetin
Në gusht të vitit 2013 Google nuk punoi për dy minuta, dhe kjo shkaktoi një rënie të vizitorëve në internet me plot 40 për qind. Kjo është fuqi!
Google është themeluar në garazhin e administratores së YouTube, Susan Wojcicki
Sergey Brin dhe Larry Page themeluar kompaninë Google më 1998-n në garazhin e Susan Wojcicki. Ajo u bë shefja ekzekutive e Google, dhe më pas e Youtube që nga viti 2014.
Një piton u zhduk në zyrat e Google në Nju Jork
Pitoni i një punonjësi të Google u zhduk në zyrat e kompanisë në Nju Jork më 1 prill 2013. Meqë ishte dita e gënjeshtrave, shumë njerëz menduan se nuk ishte e vërtetë. Më pas, pitoni u gjet dhe iu kthye të zotit.
Që prej 2009 Google mban dhi në lëndinën e godinës
Në vitin 2009, Google bëri të ditur se kishte filluar të mbante dhi në lëndinën e godinës, duke e quajtur këtë si një mënyrë miqësore sjellje me mjedisin.
Steve Jobs është ankuar për ngjyrën e “o”-së së dytë në Google
Ngjyra e verdhë tek “o”-ja e dytë nuk ishte ajo që duhet për Steve Jobs. Këtë ankesë ai ia parashtroi Vic Gundotra, në 2008-n. Biznesmeni indian ka shërbyer si zv. president i lartë i Google për departamentin social deri në vitin 2014.
“Unë kam parë logon e Google në iPhone dhe nuk jam i lumtur me ikonën. “O”-ja e dytë e Google nuk ka