Lajme

Skandal: Bletarëve u shpërndahen bletë të sëmura me “mortaja amerikane”

Një gabim trashanik i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimeve të Kosovës (AUV) ka bërë që një subvencion me vlerë prej 30 mijë eurosh për bletarët e Vushtrrisë, të mos i ndihmojë ata, por përkundrazi ti rrezikoj
Bletët që janë blerë ne Maqedoni kanë rezultuar të sëmura nga “mortaja amerikane”, por një gjet ë tillë AVUK ka arritur ta zbuloj vetëm pasi që bletarëve u janë dhënë familjet e bletëve.

Kësisoj, ata kanë rrezikuar edhe bletët që i kanë pasur para se të marrin subvencionin nga komuna.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka thënë për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV “Dukagjini” se një kompani nga Ferizaji ka fituar tenderin për importin e bletëve nga Maqedonia, dhe pas shpërndarjes së tyre tek bletarët e kësaj komune analizat kanë dëshmuar se bletët janë të sëmura.

Mulaku ka thënë se është herët të flitet për përgjegjësinë por sipas tij, AVUK-u në kontrollin e parë ka konstatuar se bletët nuk janë të sëmura.

Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi ka thënë se Agjencia e ka kuptuar se bletët janë të sëmura, por se në kontrollin e parë të tyre, ato nuk kanë dhënë shenja klinike. Sipas tij, bletët kanë nisur të japin shenja të sëmundjes tek pasi janë shpërndarë tek bletarët.

Sëmundja është e rrezikshme për shoqëritë e bletëve, për këtë arsye shumica prej tyre janë asgjësuar në ditën e premte. Të tjerat po mbahen në karantinë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button