Lajme

Targat “proba” për veturat RKS më lirë dhe me më shumë afat

Qytetarët e R. Kosovës me targa “KS” për të udhëtuar në Sërbi ju nevojitet vetëm Polica TPL+ të cilën mund ta marrin në Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë.

Me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë të qytetarëve të R.Kosovës dhe asaj të Serbisë, që ka hyrë në fuqi me datën 24 Korrik 2015 veturat me targa RKS kanë paguar rreth 5 euro për targa provë në ditë dhe taksa tjetër shtesë prej 10 euro në momentin që jeni pajisur me këto targa.

Që nga dita e hënë, edhe ato vetura me targa të reja “RKS” që kalojnë kufirin dhe hyjnë në Serbi tash e tutje do të paguajnë shumë më pak dhe afati i targave provë do të jetë më i gjatë.

Targat “Provë” do të vlejnë tani 60 ditë dhe do të paguhen vetëm 390 dinarë apo rreth 3 euro dhe ato do të kenë afat deri sa të skadoj data e tyre, çka do të thotë se nëse vetura kthehet në Kosovë brenda këtyre 60 ditëve dhe prap hynë në Serbi, atherë qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë prap për targa provë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button