Lajme

Tekstet shkollore nga Kosova janë në procedur e sipër për përdorim nëpër shkolla

15 dite nga fillimi i vitit shkollore 2015/2016 nxënsit shqiptarë akoma nuk e kanë të definuar se me cilat tekste mësimore do të mësojnë, edhe përkundër faktit se tekstet nga Kosova kanë arritur dhe pritet lejimi i tyre nga ministria e Arsimit e Sërbisë që tu lejohet shkollave që ti përdorin.

Përkundër kësaj 70 përqind e filloristve, kanë përfituar tekstet falas nga ministria e arsimit e Sërbis, tekset e njejta të vitit kaluar, kurse pjesa tjetër e cila nuk i ka plotësuar kushtet është detyruar t’i blejnë me të holla. Drejtori i shkolës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc Naim Salihi tha se, nxënsit kanë filluar një vit të mbarë me plan dhe program të ministrisë së arsimit të sërbis. Salihi gjithashtu potencoi se tekstet e dhuruar nga ministria e arsimit e Sërbis, janë tekste të ngjajshme me të vitit të kaluar të përkthyra drejt dhe me autorë edhe shqiptarë, ndërsa për teksetet shkollore të Kosovës mbetet të shihet në vijim. Ndërsa nga Keshilli Kombëtar Shqiptarë, thonë se tekset e perfituar nga Republika e Kosovës, të cilat do fillojnë të mësojnë nxënsit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës janë në procedur e sipër nga diat e enjete e javës së kaluar dhe brenda afatit 20 ditor do te lejohen nga ministria e arsimit e Sërbi. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button