Fun
Thonë se gjetën emrin “Allah” të shkruar në vezë (Foto)
Qifti bashkëshortor nga Leicester i Britanisë, 37-vjeçari Farid Jussab dhe bashkëshortja e tij 36-vjeçare Anisa, ndihen ‘të bekuar’ pasi në një vezë gjetën të shkruar emrin ‘Allah’ në gjuhën arabe.
Vezët i kishte blerë Anisa në një supermarket.
“Jemi bekuar nga një mrekulli. Nuk është diçka që e gjen secili në vezë”, thotë ajo.
Thotë se ky është një mesazh për të gjithë myslimanët.
“Është një shenjë dhe unë mendoj se është mesazh për të gjithë myslimanët që të falin dhe të kenë zemër të pastër”, theksoi ajo.