Opinione

T’i shpëtosh krizës së refugjatëve

Çfarë duhet të bëjnë autoritetet për të zgjidhur krizën e refugjatëve që po trokasin në dyert e Europës, ndërkohë që Konventa e OKB për Statusin e Refugjatit jep disa udhëzime specifike, Peter Singer, argumenton
Në korrik, numri i refugjatëve që arrijnë në kufijtë e Bashkimit Europian e kaloi 100,000 – muaji i tretë pasues që vendosi një rekord të ri. Në një javë në gusht, 21,000 migrantë mbërritën në Greqi. Turistët u ankuan se pushimet e verës që kishin planifikuar në një ishull grek tani ishin në mes të një kampi refugjatësh.

Sigurisht, kriza e refugjatëve ka pasoja më serioze. Javën e shkuar, autoritetet austriake zbuluan 71 trupa të dekompozuar migrantësh në një furgon hungarez të braktisur pranë Vjenës. Dhe më shumë se 2500 imigrantë të mundshëm janë mbytur në Mesdhe këtë vit, shumica e të cilëve në përpjekje për të kaluar nga Afrika e Veriut në Itali.

Migrantët që ia kanë dalë për në Francë tani jetojnë në tenda në Kalais, në pritje të një mundësie për të shkuar në Angli duke marrë një tren që kalon Tunelin Kanal. Disa prej tyre kanë vdekur gjithashtu, të hedhur nga trenat ose të shtypur prej tyre.

Numri i refugjatëve në Europë është i vogël krahahsuar me disa shtete të tjera. Gjermania ka marrë më tepër aplikime për azil se çdo shtet tjetër europian, por gjashtë refugjatë për një mijë banorë është më pak se një e treta e 21 refugjatë për një mijë banorë të Turqisë, e pastaj 232 refugjatë për një mijë banorë të Libanit.

Në fund të vitit 2014, UNHCR, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, vlerësoi se ishin 59.5 milionë njerëz të zhvendosur me forcë kudo në botë, niveli më i lartë i regjistruar. Nga këta, 1.8 milionë po presin një vendim për aplikime azili, 19.5 milionë janë refugjatë dhe pjesa e mbetur të zhvendosur brenda shtetit të tyre.

Siria, Afganistani dhe Somalia janë burimet më të mëdha të refugjatëve, por shumë të tjerë vijnë nga Libia, Eritrea, Republika e Afrikës Qëndrore, Sudani Jugor, Nigeria dhe Republika Demokratike e Kongos. Në Azi, persekutimi i minoritetit mysliman Rohingya në Mianmar ka kontribuar në rritjet e refugjatëve.

Ne nuk mund të fajësojmë të tjerët përse duan të largohen nga një vend ku ka konflikte, nga shtetet e varfra dhe të gjejnë një jetë më të mirë gjetkë. Në situatën e tyre, ne do të bënim të njëjtën gjë. Por duhet të ketë një mënyrë më të mirë për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Disa mendimtarë të guximshëm mbrojnë idenë e një bote me kufij të hapur, duke argumentuar se do të nxiste si PBB-në globale ashtu dhe lumturinë mesatare globale. (Shihni për shembullhttp://openborders.info) Argumente të tilla injorojnë tendencat ksenofobike, të provuara qartë nga shfaqja e popullaritetit të partive politike të ekstremit të djathtë në Europë.

Në të ardhmen e parashikueshme, asnjë qeveri nuk do të hapë kufijtë e vet për të gjithë ata që duan të hyjnë. Në fakt, ka vetëm lëvizje në drejtimin e kundërt: Serbia dhe Hungaria po ndërtojnë mure që do t’i mbajnë jashtë migrantët dhe ka pasur biseda për futjen e kontrollit kufitar brenda zonës Shengen, që aktualisht garanton lirinë e lëvizjes mes 26 shteteve europiane.

Në vend që të rezervohen, shtetet e pasura duhet të jenë më tepër të gatshme të ndihmojnë shtetet e tjera me përballimin e numrit të madh të refugjatëve: Libani, Jordania, Etiopia dhe Pakistani janë shembujt e dukshëm. Refugjatët që jetojnë të sigurt në shtete pranë kufirit me shtetin e tyre kanë më pak gjasa të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme drejt rajoneve të largëta dhe më tepër gjasa të kthehen në shtëpi me të mbaruar konflikti. Mbështetja ndërkombëtare për shtetet që mbartin barrën e madhe të refugjatëve ka edhe kuptim ekonomik: i kushton Jordanisë rreth 3000 euro të mbështesë një refugjat në vit, ndërsa Gjermanisë të paktën 12,000 euro.

Së fundmi, duhet të rikonsiderojmë atë që për shumë është një tekst i shenjtë dhe se i patjetërsueshëm: Konventa e OKB dhe Protokolli për Statusin e Refugjatit. Konventa e përmbyllur në vitin 1951, u kufizua fillimisht te personat brenda Europës që largoheshin nga ngjarjet përpara asaj date. Nëse duhej, shtetet nënshkruese i lejojnë refugjatët që arrijnë në territorin e tyre të qëndrojnë aty, pa diskriminim apo dënim për shkelje të ligjeve të migracionit. Refugjatët përcaktoheshin si ata njerëz që nuk mund ose nuk donin të ktheheshin në vendin e tyre për shkak të frikës së persekutimit në lidhje me rracën, fenë, kombësinë, anëtarësinë në grupe sociale ose opinionin politik.

Në 1967, u hoqën kufizimet e kohës dhe gjeografisë, duke e bërë Konventën universale. Kjo ishte diçka fisnike, por një pyetje kyçe nuk u bë kurrë: përse duhet dikush që është në gjendje të udhëtojë në një shtet tjetër të ketë prioritet mbi të tjerët që janë në kampe refugjatësh dhe jo në gjendje për të udhëtuar?

Vendet e pasura kanë një përgjegjësi për të marrë refugjatë dhe shumë prej tyre munden dhe duhet të pranojnë më shumë. Por teksa numri i azilkërkuesve është rritur, është bërë e vështirë për gjykatat të vendosin kush është një refugjat, sipas Konventës, dhe kush është një migrant që kërkon një jetë më të mirë në një shtet më të pasur.

Konventa gjithashtu i ka dhënë rritje një industrie të re dhe të paskrupullt të kontrabandës së njerëzve. Nëse ata që kërkojnë azil në një shtet aty afër çohen në një kamp refugjatësh, të sigurt nga persekutimi dhe të mbështetur financiarisht nga shtetet e pasura, kontrabanda e njerëzve dhe vdekjet në tranzit do të eleminohen. Për më tepër, stimuli për migrantët ekonomik do të pakësohej dhe shtetet e pasura do të përmbushnin përgjegjësinë e tyre për të pranuar më shumë refugjatë nga kampet, ndërsa ruanin kontrollin e kufijve.

Kjo nuk mund të jetë zgjidhja, por mund të funksionojë si praktike. Dhe ngjan shumë më mirë sesa kaosi dhe tragjedia që shumë refugjatë po përballen tani.

Largimi i njerëzve që ia dalin të arrijnë në vend është emocionalisht e vështirë, edhe nëse ata kthehen në një parajsë. Por ne duhet gjithashtu të kemi solidaritet për miliona njerëz që po presin në kampe refugjatësh. Ata duhet të ndihmohen gjithashtu.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button